Artist

Monday, February 22, 2016

https://www.youtube.com/watch?v=K5zR6yHlYTY
 Agron Llakaj Shan duke i thene Roote K*ri Kryetarit te bashkise Erion Veliajt

Wednesday, February 17, 2016

Horoskopi

Dashi
Nëse jeni në kërkim të një shoqërie të bukur dhe stimuluese, Hëna do t’ju takojë me persona të cilët kanë të njëjtat interesa si ju. Ndërkohë që Mërkuri do t’ju lumturojë në anën financiare.
Demi  
Forca e dashurisë do t’iu ndihmojë të superoni ose të fitoni shqetësimet e pranishme në ambientin tuaj të punës. Jini më praktikë në të menduar dhe vepruar, nuk jeni ju më fatkeqi në botë!
Binjakët
Sot do t’iu konfirmohet momenti i madh profesional: ju do të ngriheni në detyrë. Ndërkohë, keq nuk do t’ju shkojë as për sa i përket marrëdhënies tuaj private.
Gaforrja
Jo keq! Në krahasim me ditët e kaluara e sotmja do të jetë tejet pozitive. Por nuk është e nevojshme të nxitoheni dhe as të bëheni pre e materializmit, e parave. Gjejeni suksesin në shpirtin tuaj.
Luani
Nuk duhet të nxitoheni, sidomos nëse do të merreni me punë të cilat kërkojnë përqendrim, sepse mund të bëni gabime të pafalshme. Mos u përfshini plotësisht në interesat e personit të dashur.
Virgjëresha
Janë të parashikueshme shpenzime të papritura që mund t’ju shkaktojnë ankth dhe shqetësim, por që në të vërtetë do të jenë një mundësi për t’u rritur profesionalisht. Do të keni mundësinë të bëni takime të reja.
Peshorja
Do të bëni fjalë me një person të cilin e njihni shumë pak, për interes të dikujt tjetër. Nëse do të hasni keqkuptime me personin e dashur, atëherë duhet të sqaroheni në moment, për të mos krijuar mëri të vogla.
Akrepi
Gjithçka do të ecë mirë sot: nëse do t’ju duhet të zhvendoseni diku për çfarëdo lloj arsyeje do të jeni të avantazhuar në fitime dhe në surpriza të kënaqshme. Në marrëdhënien private do të jetoni një moment të paharrueshëm.
Shigjetari
Dita e sotme do të nisë shumë mirë për ju, sepse yjet do t’ju mundësojnë një të re e cila i përket një suksesi të sigurt për ju. Personi i zemrës do t’ju bëjë një propozim mjaft interesant për të dal nga monotonia.
Bricjapi
Do të përpiqeni të “shpikni” diçka për një detyrë të komplikuar e cila rrezikon të prishë ekuilibrin tuaj profesional. Do të jeni shumë konstruktiv dhe do të përpiqeni të riforconi raportin tuaj privat.
Ujori
Do të keni aftësinë për të vlerësuar në thellësi një situatë të veçantë: do të jeni oratorë të mirë. Nuk duhet të nervozoni të dashurën/të dashurin e zemrës duke insistuar te të njëjtat gjëra.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do ta keni të vështirë pushimin, qoftë edhe për pak minuta, ndoshta do të përfitoni me kalimin e kohës. Asgjë nuk do të ndryshojë në mendimet që keni për atë që e konsideronit person special.